Gjakova ka nderin të presë një grup të rinjsh nga Fort Dodge, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë ardhur për një vizitë me qëllim njohjen e kulturës dhe traditave lokale. Vizitorët e rinj sjellin me vete kuriozitetin për të zbuluar një vend të largët, por mikpritës dhe mik të afërt.
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, ata do të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të komunitetit gjakovar, duke ndarë tavolinën me familje vendore dhe duke krijuar kujtime të paharrueshme me bashkëmoshatarët e tyre.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i mirëpriti të rinjtë me fjalë të ngrohta dhe i inkurajoi që ta shijojnë çdo moment të kësaj eksperience unike, duke mësuar për pasuritë kulturore dhe traditat që e bëjnë Gjakovën një vend të veçantë.
Kjo vizitë përforcon lidhjet ndërkulturore dhe miqësinë mes dy komuniteteve, duke hapur rrugë për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.