Gjakova po dëshmon edhe këtë verë se është një nga destinacionet më të pëlqyera për qytetarët dhe vizitorët. Në një atmosferë tejet fantastike në Çarshinë e Madhe, këngëtari i mirënjohur Edi Furra ofroi një natë të paharrueshme muzikore, duke bashkuar shumë adhurues të muzikës dhe festës.
Pavarësisht pikave të herëpashershme të shiut, gëzimi dhe kënaqësia e pjesëmarrësve nuk u zbehën, duke krijuar një mbrëmje të ngrohtë dhe plot energji pozitive.
Në këtë event mori pjesë edhe mysafiri nga Shqipëria, Vis Shkodrani, i cili solli një frymë të re dhe muzikë të bukur në skenën gjakovare.
Faleminderit Edi Furra dhe grupit “Lirikët” për performancën fantastike, mysafirit Vis Shkodrani, dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës që dinë të festojnë me zemër dhe entuziazëm.
Gjakova vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme kulturore dhe sociale, duke ofruar aktivitete të ndryshme që bashkojnë komunitetin dhe promovojnë traditat tona.