Në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, sopranoja e madhe shqiptare Ermonela Jaho u takua me artistët e rinj kosovarë në kuadër të festivalit “Ditët e Shqiptarit”, duke ndarë me ta copëza nga zemra dhe jeta e saj artistike.
Nën temën “7 këshillat e mia për artistët e rinj”, ajo i ftoi të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat, duke i kujtuar se arti lind nga dashuria dhe përkushtimi i shpirtit.