Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari i Bashkisë së Lezhës pritet miqësisht në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, së bashku me nënkryetarin z.Flamur Fetahaj, kryesuesen e Kuvendit znj.Arbënesha Kuqi dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z.Ferdinand Kolaj, pritën në takim miqësor delegacionin nga Lezha, të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë, z. Pjerin Ndreu.

Takimi u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe partneritetit institucional, me ç’rast u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me synim nxitjen e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe turizmit – fusha që përbëjnë potencial të përbashkët për zhvillim dhe shkëmbim përvojash ndërinstitucionale.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e të dyja qyteteve zhvilluan një ecje simbolike në Qytetin e Vjetër dhe vizituan Muzeun Etnografik, ku historia dhe kultura e përbashkët shërbejnë si urë lidhëse mes së kaluarës dhe të ardhmes.

Fryma pozitive dhe vullneti i ndërsjellë e bënë këtë takim një hap të rëndësishëm drejt afrisë së re mes Gjakovës dhe Lezhës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike