Është mbajtur mbledhja e 6-të e Komitetit për Politikë e Financa e Komunës së Gjakovës.
Sipas propozimit të kryesueses së Kuvendit dhe të këtij Komiteti, Arbënesha Kuqi, në këtë takim u prezantuan 3 pika të rendit të ditës e të cilat ngjallën diskutime konstruktive në mes të anëtarëve të KPF-së.
Fillimish nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj është prezantuar Korniza Afatmesme Buxhetore KAB 2026 – 2028, ndërsa nga nenkryetari i komunës Flamur Fetahaj, në cilësinë e kryesuesit të bordit në ndërmarrjen publike komunale “Stacioni i Autobusëve” u prezantua raporti vjetor i kësaj ndërmarrje.
Nga ana e zyrtares së drejtorisë së Urbanizmit Elida Bejtullahu u prezantua raporti i Monitorimit dhe Vlerësimit të Planit Zhvillimor Komunal 2020 – 2030 dhe Hartës Zonale Komunale 2024 – 2032.