Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Familja Mehmetaj e cila jetonte në kushte të rënda bëhen me banesë

Familja Mehmetaj nga fshati Gergoc, e përbërë nga shtatë anëtarë, prej të cilëve katër gra e tre fëmijë të dashur e të edukuar, shembullor në shkollim, deri me sot kanë jetuar në kushte ekstremisht të rënda, në shtëpinë gjysmë të rrënuar në fshatin e tyre. Por, tashme kjo familje do ta gëzojë banesën e re dhe tërësisht të mobiluar e me të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë. Krejt kjo është bërë e mundur nga shoqata “Bereqeti” dhe Komuna e Gjakovës të cilët për vetëm pak javë kanë arritur të mbledhin donatorë vullnetmirë që bashkërisht kanë siguruar fondet e mjaftueshme për blerjen e banesës së re për këtë familje.

Dorëzimi i çelësave të banesës së është bërë sot në një ceremoni modeste, sa të gëzueshme aq edhe emociononale. Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Valon ef. Myrta, përfaqësuesi i shoqatës “Bereqeti” Abdurrahman Bejtullahu e të tjerë.

Përveç familjes, e cila tashmë ka një mundësi të re për një jetë të dinjitetshme e shkollim adekuat për fëmijët, kjo ditë, që përkon edhe me natën e Kurban Bajramit, ishte një ditë gëzimi e emocioni edhe për gjithë të pranishmit tjerë.

Në një moment si ky, të gjithë duhet të nxitemi e motivohemi që duke u bërë bashkë, të jemi në ndihmë e përkrahje për të gjithë ata bashkëvendës që kanë nevojë për dorën e ndihmës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike