Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti në një takim Ministrin për Zhvillim Rajonal, z. Fikrim Damka, bashkë me ekipin e tij .
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e fazës së parë të projektit “Renovimi i objektit të N.P.L. Stacioni i Autobusëve Gjakovë” dhe u arrit një dakordim për bashkëpunim të mëtejmë në fazën e dytë të realizimit.
Kryetari Gjini falënderoi ministrin Damka dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe për bashkëpunimin korrekt e të frytshëm ndërmjet institucioneve.