80 fermerë nga Gjakova kanë përfituar pajisje bujqësore në vlere prej 84 mijë Euro, të ndara si subvencione nga komuna e Gjakovës.
Gjatë ndarjes së këtyre pajisjeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili mes tjerash ka thënë se subvencionet në bujqësi janë investimi më i mirë i cili i kthehet vendit përmes zhvillimit të bujqësisë.
Ndarja e subvencioneve për bujqësi nën menaxhimin e drejtorisë komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.