Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi, ka nisur mëngjesin e sotëm me gratë heroina të cilat kanë fituar betejën kundër kancerit të gjirit
.
Tetori është muaji i vetëdijësimit për luftën kundër kësaj sëmundjeje. Gjatë bashkëbisedimit, kryesuesja Kuqi është shprehur mirënjohëse ndaj këtyre grave të komunës sonë për mesazhin që përcjellin tek gratë tjera, që kontrolli i hershëm është kushti kryesor për parandalimin e kancerit.
Ndërkohë, ajo është shprehur e gatshme të jetë pranë tyre, për t’iu ndihmuar brenda kapaciteve në dispozicion.