Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve në tri fshatra të komunës.
“Kemi vazhduar edhe sot me nisje të punimeve për rregullimin dhe asfaltimin e shumë segmenteve rrugore anekënd komunës së Gjakovës. Në fshatrat Molliq dhe Brovinë kemi nisur 8 akse rrugore në vlerë të investimit 122 mijë euro, në fshatrat Ponoshec, Morinë dhe Popoc kemi nisur 9 akse rrugore në vlerë prej 184 mijë euro dhe 7 akse tjera i kemi nisur në fshatrat Bec dhe Zhdrellë, në vlerë prej 115 mijë Euro. Do të vazhdojmë edhe javën tjetër dhe jemi të bindur se shumë shpejtë investimeve në infrastrukturë rrugore në fshatra dhe në qytet do t’i vijë fundi. Tashmë komunën e Gjakovës po e presin shumë investime të mëdha kapitale, të cilat do ta bëjnë Gjakovën një qytet krejt ndryshe dhe shembull në vendin tonë” ka thënë Kryetari Gjini gjatë nisjes së punimeve.