Me homazhe, janë përkujtuar dëshmorët e fshatit Morin, të rënë heroikisht 25 vite më parë.
Në Kompleksin Memorial në Morinë, ka bërë homazhe edhe Nënkryetari Komunës Flamur Fetahaj, i shoqëruar nga drejtorë dhe zyrtarë komunalë.
Nënkryetari Fetahaj, është shprehur se kjo është një ditë dhimbjeje por edhe krenarie e mirënjohjeje ndaj këtyre heronjve të cilët nuk kursyen më të shtrenjtën jetë, që sot Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur. “Nuk duhet asnjëherë, të harrojmë sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, luftën e lavdishme të UÇK-së e kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë për lirinë që gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme të rënëve të lirisë” është shprehur ndër të tjera ai.