Situata e sigurisë në Komunën e Gjakovës vazhdon të jetë e qetë dhe stabile me tendencë të përmirësimit në vazhdimësi. Këtë e ka konfirmuar sot komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë major Milazim Lumi. Ai ka raportuar për gjendjen e sigurisë në vitin në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Në raportin e tij para anëtarëve të KKSB-së, major Lumi ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 ka pasur rënie të dukshme të të gjitha rasteve të trajtuara nga policia e Kosovës, ndërsa nuk është shënuar asnjë vrasje gjatë kësaj periudhe.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini e ka përmendur si dukuri shqetësuese dëmtimin dhe vjedhjen e aseteve komunale me theks të veçantë të ndriçimit publik, shenjave të komunikacionit, pusetave. Me këtë rast, kryetari Gjini ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më bashkëpunues me institucionet duke e raportuar secilin rast të keqpërdorimit që mund ta hasin.