Me rastin e ditës ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardhë, kryesuesja e kuvendit të komunës Arbënesha Kuqi dhe drejtorët komunal Adea Roka e Ferdinand Kolaj, e kanë vizituar shoqatën “Iniciativa e pavarur e të verbërve-Gjakovë”.
Gjatë takimit me anëtarët e kësaj shoqate, zyrtarët komunal i kanë inkurajuar dhe përgëzuar ata për aktivitetet e shumta që i zhvillojnë, teksa kanë premtuar se do të jenë afër tyre me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet.