Sot u mbajt mbledhjen e rregullt me Shtabin për Menaxhimin e COVID-19.
Nga përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Gjakovë, u informua se për momentin situata e përgjithshme lidhur me menaxhimin e këtij virusi në komunën tonë është stabile.
Numri i të hospitalizuarve në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” është zvogëluar dhe numri i rasteve pozitive me COVID-19 poashtu. Në anën tjetër, vlen të theksojmë se IKSHP ka doza të mjaftueshme të testeve serologjike dhe se janë në dispozicion shtatë ditë të javës për të gjithë ata që duan të testohen.
Gjatë takimit, bashkë me anëtarët e shtabit u diskutua rreth përzgjedhjes së lokacionit për fazën e ardhshme të vaksinimit Anti-Covid, informatë kjo të cilën do ta bëjmë publike shumë shpejtë për banorët e komunës tonë.
Fatkeqësisht, ditët e fundit kemi pasur edhe humbje të jetëve të njerëzve si pasojë e COVID-19. Prandaj, që të mos përjetojmë më humbje të tilla, i lus të gjithë qytetarët e komunës tonë që të jenë të durueshëm dhe të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat Anti-Covid.