Dy autofshesa mjaft funksionale i janë shtuar flotës së Ndërmarrjes për Pastrim “Çabrati”, mjete të cilat tashmë do të ndikojnë që qyteti i Gjakovës të jetë edhe më i pastërt.
Gjatë lëshimit të tyre në funksion ka qenë prezent edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili ka thënë se ky është vetëm fillimi i modernizimit të ndërmarrjes Çabrati.
Kryetari ka shtuar se ditëve në vazhdim do të ketë edhe investime tjera në drejtim të përmirësimit të ambientit dhe pastërtisë, por ka shtuar se e gjithë kjo do të ishte e kotë nëse nuk do të kishtë mirëkuptim nga qytetarët duke u kujdesur për ambientin dhe duke mos hudhur mbeturina vend e pa vend.