U mbajt mbledhja e tetë me radhë e Komitetit Komunal për Komunitete. Nga zyra komunale për Komunitete dhe Kthim u raportua për angazhimin e përditshëm dhe për gjendjen e të zhvendosurve të rikthyer, ndërsa u diskutua edhe për gjendjen aktuale në sistemin arsimor, me theks të veçantë gjendjen e nxënësve nga komunitetet jo – shumicë.