Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet tubimi përmbyllës i Dëgjimeve Buxhetore

Është mbajtur sot takimi kryesor i fushatës së Dëgjimeve Buxhetore, të cilën komuna e Gjakovës e ka mbajtur tash e disa ditë edhe në fshatra e lagje të ndryshme të Gjakovës.

Në takimin përmbyllës ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili pasi ka dhënë informacionet për buxhetin e vitit 2019 ka folur edhe për idetë dhe planet që ai dhe qeverisja lokale kanë për investimet komunale në vitet e ardhshme. Kryetari Gjini ka thënë se krahas investimeve tjera të domosdoshme, komuna do të fokusohet që në dy, eventualisht 3 vitet e ardhshme të përfundojë e tërë infrastruktura rrugore, në mënyrë që në vitin 2022 asnjë rrugë e rrugicë të mos jetë e pa rregulluar në tërë territorin e komunës sonë. Një planifikim të tillë, kryetari Gjini ka thënë ta ketë edhe për nyjat sanitare nëpër objektet shkollore, pasi sipas tij, në vitin 2022 nuk do të ketë asnjë shkollë pa nyje sanitare funksionale.

Kryetari Gjini ka shprehur bindjen e tij se buxheti i prezantuar nuk është i vetmi që do të jetë në shërbim të qytetarëve, pasi janë shumë projekte tjera që tashmë e kanë marrë mbështetjen e qeverisë qendrore, gjë që do të bëj që në komunën e Gjakovës të bëhet investimet që nuk janë bërë që nga përfundimi i luftës e edhe më tej.

Ndryshe, sipas drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, për vitin 2019 është planifikuar që shuma totale e investimeve kapitale nga komuna e Gjakovës të jetë rreth 7,2 milion, shumë kjo që pritet të rritet për disa herë, pasi janë edhe shumë investime nga niveli qendror që janë planifikuar gjatë kësaj periudhe.

Në këtë takim ka pasur edhe shumë pyetje e kërkesa të qytetarëve pjesëmarrës, e të cilat kanë marrë përgjigje nga zyrtarët përkatës komunal.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike