Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Inaugurohet 3 rrugë të reja në komunën e Gjakovës

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot ministrin e ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, me të cilin bashkërisht kanë marrë pjesë në inaugurimin e disa projekteve infrastrukturore.

Fillimisht kryetari Gjini dhe ministri Lekaj e kanë inauguruar rrugën Bardhaniq – Dashinoc, rrugë kjo që ka kushtuar 570 mijë euro dhe është financuar nga ministria e Infrastrukturës. Kjo rrugë, në gjatësi prej 7 kilometrash, lidhë komunë e Gjakovës me atë të Deçanit ndërsa pritet të ndikojë edhe në zvogëlimin e fluksit të qarkullimit në magjistralen Gjakovë – Deçan.

Kryetari Gjini dhe Ministri Lekaj e kanë inauguruar edhe një tjetër rrugë që lidhë Dushkajën me Rekën e Mirë, konkretisht rrugën 2 kilometërshe Skivjan – Novosellë – Janosh – Dushkajë, rrugë kjo që ka kushtuar 200 mijë euro dhe gjithashtu është financuar nga ministria e Infrastrukturës.

Rrugës së re të inauguruar sot i janë gëzuar edhe banorët e Hasit, pasi kryetari Gjini dhe ministri Lekaj e kanë inauguruar edhe rrugën Demjan – Pnish, në gjatësi 5 kilometra dhe me vlerë mbi 360 mijë euro.

Gjatë inaugurimit të këtyre rrugëve, kryetari Gjini dhe ministri Lekaj kanë bërë të ditur se komuna e Gjakovës dhe ministria e Infrastrukturës kanë edhe plot projekte tjera të përbashkëta, e të cilat do të zhvillohet në faza të ndryshme ditëve në vazhdim.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike