Ka nisur sot manifestimi i 6-të “Muza e Alpeve 2018”, manifestim ky i kakterit ndërkufitar, që nisë në Gjakovë, vazhdon në Ulqin dhe përfundon në Krujë, duke mbledhur kështu rreth vetës poetët më të mirë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Në hapje të këtij aktiviteti, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, i cili edhe në emër të kryetarit të komunës e ka përshëndetur këtë aktivitet. Nga ana tjetër, fjalë përshëndetëse ka pasur edhe zëvendës minsitrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës Burbuqe Bakija – Deva, e cila gjithashtu ka thënë se i vjen mirë që ky manifestim e ka përzgjedhur qytetin e Gjakovës për të qenë pjesë e tij.
Në kuadër të këtij aktiviteti, pos deklamimit të poezive nga shumë poetë eminent të tri shteteve, gjithashtu është shfaqur monologog nga aktori Xhevat Limani si dhe janë promovuar disa vepra me poezi të poetëve shqiptarë dhe malaizas, të përkthyera në të dyja gjuhët respektive.
Në përmbyllje të këtij aktivitet, të gjithë pjesmarrësit kanë zhvilluar vizita njohëse në disa prej monumenteve më të rëdësishme të komunës së Gjakovës.