Sot në Gjakovë është finalizuar projekti “ Barazia gjinore ndër vite-motivim për gjeneratat e reja”.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndihmuar në bashkëfinacim në botimin e librit “ Gratë bëjnë histori çdo ditë”.
Nga Drejtori i Administratës Publike, Flamur Fetahaj dhe nga ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanovic u ndanë mirënjohje për 34 gratë.
Gjakova është njohur gjithmonë me emra të grave kontribuese në shumë fusha të rëndësishme të cilat gjithmonë kanë qenë udhërrëfyese për gjeneratat e reja.