Jam krenar me gjithçka keni arritur si klub, njëherit shpresoj shumë që do të jeni katalizator për klubet tjera sportive, kështu u shpreh kryetari Gjini në takimin me kampionet e hendbollit kosovar të klubit “Shqiponja” të cilat rrëmbyen kupën e Kosovës në kategorinë e senioreve.
Përfaqësues të klubit u shprehën që janë të lumtur që sot po ia dorëzojnë të parit të Komunës kupën të cilën e fituan me shumë sfida. Në anën tjetër, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport tha që përpos ndihmes morale sigurisht që nuk do të mungojë edhe mbështetja financiare.
Kupa e fituar nga vashat e klubit të hendbollit për femra do të qëndrojë për një periudhë kohore në zyrën e Kryetarit të Komunës.