Komuna e Gjakovës reagon ndaj pretendimeve të një subjekti opozitar në lidhje me çështjen e strehimit, konkretisht të ndarjes së banesave sociale për familjet e pa streha.
Pa dashur të hyjmë thellë në çështje politike, na duhet të rikujtojmë se pikërisht komisioni komunal për strehim i qeverisjes së kaluar, ka konkluduar se 12 familje që përfitojnë nga skema e banimit social nuk meritojnë të përfitojnë më tutje.
Në të njëjtën kohë po ai komision i ka përzgjedhur 42 familje për t’i strehuar pa pasur fare ide e as mbulesë se ku di t’i vendos.
Në këtë proces jo transparent dhe të padrejtë, me qëllime të pastra elektorale është përfshirë në mënyrë të paligjshme edhe personi që sot ka ngritur akuza rreth kësaj teme.
Komuna do t’i shqyrtojë rastet një nga një dhe do të gjej zgjidhje.
I ftojmë të gjithë ata që duan ta shfajësojnë vetën duke i akuzuar tjerët që ta kuptojnë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale