Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Ambasadorja Turke Kivilcim Kiliç viziton Gjakovën

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, në një takim të përbashkët në kabinetin e tij.
Abasadorja Kiliç fillimisht ka shprehur urimet për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës si dhe e ka njoftuar kryetarin rreth bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Turqisë, posaçërisht bashkëpunimit edhe për projektet në komunën e Gjakovës. Ambasadorja Kiliç, ka përmendur disa projekte në vazhdimësi në mes të komunës dhe organizatës Turke – TIKA, siç është projekti për renovimin e konviktit “Sadik Stavileci” i cili pritet të inaugurohet së shpejti, si dhe projekti për shkollën e artit “ Mejtepe Ruzhdije”.

Kryetari Gjini, ka falënderuar për vizitën ambasadoren Kiliç dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me shtetin turk dhe organizata tjera relevante që do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Gjithashtu, ai ka theksuar se ky bashkëpunim i dyanshëm do të jetë në dobi të komunitetit të Gjakovës përmes investimeve të ndryshme në zhvillimin lokal siç është ai në trashëgiminë kulturore, artit dhe fushave tjera.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike