Në të gjitha shkollat e komunës Gjakovës sot ka nisur gjysëmvjetori i ri i vitit 2017/2018 ku rreth 18 mijë e 100 nxënës po vazhdojnë mësimin nëpër shkollat e komunës.
Me këtë rast kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj, ka qëndruar për vizitë në shkollën fillore “Mustafa Bakija” ku është takuar me drejtoreshën dhe stafin e mësimdhënësve të kësaj shkolle.
I pari i komunës u takua edhe me nxënësit të cilët i uroj për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm, duke shtuar më tej se do të punojmë së bashku për angazhim drejt sukseseve më të mëdha në procesin mësimor.