Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Drejtoria për Inspektime

Ervin Shabani

Ervin Shabani është Drejtor i Drejtorisë për Inspektime. Ai ka ndërtuar karrierën e tij në administratën publike, mbikëqyrjen e tregut dhe angazhimin institucional, duke kontribuar në forcimin e ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Ervin Shabani ka lindur më 26 gusht 1993 në Gjakovë. Arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Rilindja” në Dobrixhë, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Studimet universitare i ka ndjekur në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku ka përfunduar studimet bachelor. Në të njëjtin universitet ka përfunduar studimet master në drejtimin Informatika në Biznes, duke ndërtuar një bazë profesionale në ndërthurjen e menaxhimit, teknologjisë dhe administrimit publik.

Gjatë periudhës së studimeve, Ervin Shabani ka qenë aktiv në përfaqësimin studentor, duke ushtruar funksionin e Kryetarit të Unionit të Studentëve Shqiptarë, ku ka avokuar për të drejtat dhe interesat e studentëve në mbarë Kosovën.

Nga viti 2018, ai ka qenë pjesë e Shërbimit Civil të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ushtruar disa pozita profesionale. Para emërimit në pozitën aktuale, ka shërbyer si Inspektor në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në Sektorin e Derivateve të Naftës, duke kontribuar në zbatimin e legjislacionit dhe mbikëqyrjen e tregut.

Në ushtrimin e detyrës së tij, Ervin Shabani udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit, transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale. Ai beson në forcimin e mekanizmave inspektues, zbatimin e drejtë të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve efikase në funksion të interesit publik.

Ervin Shabani është djali i Avdi dhe Fakete Shabanit, veteranë të arsimit. Është i martuar me Genta Arifaj Shabanin, mësimdhënëse, baba i dy fëmijëve, Orionit dhe Poemës, si dhe vëlla i katër motrave.

Misioni i Drejtorisë për Inspektime është mbikëqyrja inspektuese në fushën e inspektoratit të shërbimeve publike, inspektoratit të mjedisit, inspektoratit të ndërtimit dhe inspektoratit të tregut.

Drejtoria për Inspektime organizohet në tre sektorë, siç janë:

 

1.Sektori i Inspektoratit të Shërbimeve Publike

Udhëheqës i Sektorit: Samir Sylmeta. kontakt: Samir.Sylmeta@rks-gov.net

2.Sektori i Inspektoratit të Ndërtimit

Udhëheqëse e Sektorit: Donika Lama-Efendija, kontakt: Donika.Lama@rks-gov.net 

3.Sektori i Inspektoratit të Tregut,

Udhëheqës i Sektorit: Artan Hoxha, kontakt: Artan Hoxha@rks-gov.net

Sektori i Inspektoratit të Shërbimeve Publike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Shërbimeve Publike janë:

Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes së rrugëve publike komunale, pronës së paluajtshme, aseteve, instalimeve publike komunale, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, shëtitoreve, sipërfaqeve të gjelbëruara dhe sipërfaqeve/hapësirave tjera publike komunale, nga uzurpimet, dëmtimet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimet pa pëlqime/autorizime, kontrata përkatëse, si dhe mbikëqyrjen inspektuese në fushën e transportit dhe komunikacionit.

Verifikimin e dokumenteve, pëlqimeve apo autorizime, kontrata përkatëse të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes/hapësirave publike, pronës, aseteve komunale duhet t’i posedojnë.

Mbikëqyren e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve tjera nen ligjore lidhur me detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës së banimit në bashkëpronësi në lidhje me pamjen e jashtme të ndërtesave, shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës.

Mbikëqyrjen inspektuese të transportit të rregullt të udhëtarëve, transportit të lirë të udhëtarëve, transportit taksi të udhëtarëve dhe transportit të udhëtarëve për nevoja vetanake.

Mbikëqyren inspektuese të aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit përmes inspektimit mjedisor në zbatimin e ligjeve përkatëse dhe akteve nen ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Ekzekutimin e vendimeve dhe urdhëresave të Zyrtarit Kryesor Administrativ të Komunës nga fushë veprimi i Inspektorëve të Shërbimeve Publike, Transportit/Komunikacionit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.

Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoratit për Shërbime Publike raporton tek Drejtori i Drejtorisë për Inspektime.

Numri i të punësuarve në Sektorin e Inspektoratit për Shërbime Publike është dymbëdhjetë (12).

Sektori i Inspektoratit të Ndërtimit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit janë:

Mbikëqyrjen inspektuese të përputhjes së ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodin e aplikuar ndërtimor.

Mbikëqyrjen inspektuese të instalimeve, renovimin dhe zgjerimin e ndërtesave sipas dokumentacionin përkatës.

Mbikëqyrjen inspektuese të ndërrimit të destinimit dhe rrënimin e çfarëdo ndërtese apo strukture pa leje përkatëse.

Nxjerrjen e akteve administrative për mënjanimin e parregullsive, për mbylljen e vend ndërtimit, për ndalimin e punimeve e deri në rrënim të objekteve.

Mbikëqyrjen inspektuese të çdo objekti ndërtimor brenda kompetencave të inspektoratit të ndërtimit në komunë.

Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.

Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit raporton tek Drejtori i Drejtorisë për Inspektime.

Numri i të punësuarve në Sektorin e Inspektoratit të Ndërtimit është pesë (5).

Sektori i Inspektoratit të Tregut

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Tregut janë:

Përmbushjen e standardeve të shërbimeve të ofruara në treg, sigurinë dhe përshtatshmërinë teknike të produkteve në përmbushjen e kërkesave para dhe pas vendosjes së produkteve në treg.

Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes dhe të drejtave të konsumatorëve, produktet nga metalet e çmuara, kontrollin e produkteve të duhanit, metrologjisë sipas autorizimeve përkatëse.

Mbikëqyrjen e veprimtarive turistike, hoteliere, zejtare, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në treg.

Mbikqyrjen e reklamimit të produkteve dhe shërbimeve, çmimet (përcaktimin dhe ekspozimin e çmimeve,pagesën dhe dhënien e faturave).

Mbikëqyrjen dhe lëshimin e pëlqimeve për lokale afariste, kushtet për të bërë biznes të cilat janë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria,Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.

Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoriatit të Tregut raporton tek Drejtori i Drejtorisë për Inspektime.

Numri i të punësuarve në Sektorin e Inspektoriatit të Tregut është pesë (5).

Numri i të punësuarve në Drejtorinë për Inspektime është njëzet e tre (23).

Ankesat

Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Inspektime, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike