Drejtoria për Inspektime
Misioni i Drejtorisë për Inspektime është mbikëqyrja inspektuese në fushën e inspektoratit të shërbimeve publike, inspektoratit të mjedisit, inspektoratit të ndërtimit dhe inspektoratit të tregut.
Drejtoria për Inspektime organizohet në tre sektorë, siç janë:
- Sektori i Inspektoratit të Shërbimeve Publike
Udhëheqës i Sektorit: Samir Sylmeta. kontakt: Samir.Sylmeta@rks-gov.net
- Sektori i Inspektoratit të Ndërtimit
Udhëheqëse e Sektorit: Donika Lama-Efendija, kontakt: Donika.Lama@rks-gov.net
- Sektori i Inspektoratit të Tregut,
Udhëheqës i Sektorit: Artan Hoxha, kontakt: Artan Hoxha@rks-gov.net
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Shërbime Publike janë:
- Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes së rrugëve publike komunale, pronës, aseteve komunale, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, shëtitoreve, sipërfaqeve të gjelbëruara dhe sipërfaqeve/hapësirave tjera publike komunale, nga uzurpimet, dëmtimet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimet pa pëlqime apo autorizime, kontrata përkatëse, si dhe mbikëqyrjen inspektuese në fushën e komunikacionit;
- Verifikimin e dokumenteve, pëlqimeve apo autorizime, kontrata përkatëse të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes/hapësirave publike, pronës, aseteve komunale duhet t’i posedojnë; Mbikëqyren e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve tjera nen ligjore lidhur me detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës së banimit në bashkëpronësi në lidhje me pamjen e jashtme të ndërtesave, shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës;
- Mbikëqyren inspektuese të aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit përmes inspektimit mjedisor në zbatimin e ligjeve përkatëse dhe akteve nen ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
- Ekzekutimin e vendimeve dhe urdhëresave të Zyrtarit Kryesor Administrativ të Komunës nga fushë veprimi i Inspektorëve të Shërbimeve Publike, Komunikacionit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
- Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit janë:
- Mbikëqyrjen inspektuese të përputhjes së ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodin e aplikuar ndërtimor;
- Mbikëqyrjen inspektuese të instalimeve, renovimin dhe zgjerimin e ndërtesave sipas dokumentacionin përkatës;
- Mbikëqyrjen inspektuese të ndërrimit të destinimit dhe rrënimin e çfarëdo ndërtese apo strukture pa leje përkatëse;
- Nxjerrjen e akteve administrative për mënjanimin e parregullsive, për mbylljen e vend ndërtimit, për ndalimin e punimeve e deri në rrënim të objekteve;
- Mbikëqyrjen inspektuese të çdo objekti ndërtimor brenda kompetencave të inspektoratit të ndërtimit në komunë;
- Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Tregut janë:
- Përmbushjen e standardeve të shërbimeve të ofruara në treg, sigurinë dhe përshtatshmërinë teknike të produkteve në përmbushjen e kërkesave para dhe pas vendosjes së produkteve në treg;
- Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes dhe të drejtave të konsumatorëve, produktet nga metalet e çmuara, kontrollin e produkteve të duhanit, metrologjisë sipas autorizimeve përkatëse;
- Mbikëqyrjen e veprimtarive turistike, hoteliere, zejtare, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në treg;
- Mbikëqyrjen e reklamimit të produkteve dhe shërbimeve, çmimet (përcaktimin dhe ekspozimin e çmimeve, pagesën dhe dhënien e faturave);
- Mbikëqyrjen dhe lëshimin e pëlqimeve për lokale afariste, kushtet për të bërë biznes të cilat janë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
- Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.
SHËRBIMET KOMUNALE TË DREJTORISË PËR INSPEKTIME
Kërkesë për kontrolle të lokalit për plotësimin e kushteve minimale teknike dhe sanitare
Informacion
Pronari/personi përgjegjës i shoqërisë tregtare është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për pajisje me pëlqim mbi plotësim të kushteve minimale higjienike, teknike e sanitare. Zyrtari Administrativ brenda 24 orëve e përcjell te komisioni për pranim teknik i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.
Baza ligjore
Rregullores Mbi plotësimin e kushteve minimale higjienike, teknike dhe sanitare për lokalet afariste në Territorin e Komunës së Gjakovës.
Kërkesë për pëlqim sanitar për: Ndërtim dhe ri-ndërtim të objekteve
Informacion
Pronari/personi përgjegjës dhe organet e ndryshme janë të obliguar që të paraqesin kërkese në arkivin e komunës për pëlqim sanitar për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Zyrtari Administrativ brenda 24 orëve e përcjell te inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.
Baza ligjore
Rregullorja për Taksa Komunale.
Ankesat
Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Inspektime, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.