SHËRBIMET E DREJTORISË PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL
Shërbimet që i kryen Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural janë:
Kërkesë për shëndërrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore
Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Drejtoria e Urbanizmit e bënë inspektimin në terren dhe e përcjellë dokumentin e vlerësimit në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kjo e fundit e nxjerrë vendimin (pëlqimin) dhe ia dërgon palës me shkrim. Me qëllim që ti mundësohet qytetarit të bëjë ndërtimin e objektit në tokën të cilës i ndërrohet destinimi nga toka bujqësore në jo-bujqësore.
Dokumentet e nevojshme për marrjen e pëlqimit janë:
- Plani i lokacionit në përpjesëtim 1:500,
- Pozita dhe numri i parcelave dhe ndërtesave të afërta / Plani i situacionit/
- Dëshmia e pronësisë, certifikata – lista poseduese,
- Kopja e projektit të vërtetuar,
- Letërnjoftimi fotokopje e vërtetuar,
- Dëshmia mbi pagesën e tatimin në pronë,
- Deklarata se toka bujqësore në të cilën do të ndërtoj është tokë e klasës më të ulët ose nuk posedon me sipërfaqe tjetër bujqësore,
- Dëshmi mbi organizatat komunale për lidhjet e mundshme në infrastrukturën teknike/Organizatat publike, PTK, KEK, Çabrati, Hidrosistemi “Radoniq”, “Radoniq- Dukagjin”,
- Të gjitha dokumentet duhen të jenë të vërtetuara /fotokopje/.
Vërejtje:
Shëndrrimi i tokës bujqësore në atë jo bujqësore kryhet duke bërë pagesën e taksës sipas këtyre kategorive (Klasave):
Nr. |
Kategoria e tokës – Klasa |
Çmimi i 1 m2 për kategori të tokës |
1. |
I |
1 € |
2. |
II |
1 € |
3. |
III |
1 € |
4. |
IV |
1 € |
5. |
V |
0.75 € |
6. |
VI |
0.75 € |
7. |
VII |
0.50 € |
8. |
VIII |
0.50 € |
Për klasën e I – IV pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe mund të zgjat deri në 1 vit, kurse për klasën e V – VIII pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Komunë – në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR).
Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
Kërkesë për subvencione për kulturat bujqësore (grurë, misër, vreshta, pemë dhe perime) dhe subvencione në blegtori, janë aplikime për pagesa direkte që i publikon MBPZHR.
Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Konfirmimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,
- Fletëposedimi i tokës,
- Vërtetimi i tatimit në pronë, si dhe
- Dokumentet tjera varësisht prej masës së aplikimit të fermerit
Këtë shërbim e kryen stafi i drejtorisë së bujqësisë (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë.
Kërkesë për ndërtim të Pendave dhe kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore,
Në bazë të kërkesave të shoqatave bujqësore, ndërmarrjeve bujqësore, grupeve të fermerëve si dhe kërkesave individuale të fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bënë ndërtimin e pendëve dhe kanaleve për ujitjen e prodhimeve bujqësore. Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila pastaj përcillet në Drejtorine e Bujqësisë. Nëse kërkesa është reale dhe dokumentacioni është komplet, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë e paraqet kërkesën në Bord të Drejtorëve.
Dokumentet e nevojshëm për kërkesë janë:
- Projektin detal;
- Vlerësimin i ndikimit në mjedis (VNM), dhe
- Kushtet Ujore nga Minsitria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor (MAPH).
Kërkesa për kanale të ujitjes procedura është e njëjtë sikurse te ndërtimi i Pendave
Dokumentet e nevojshëm për aplikim janë:
- Numrin e përfituesve për ujitje nga ndërtimi i këtij kanali,
- Situacioni i vijes ekzistuese (kanalit) dhe
- Sipërfaqet e ujitura sipas kadastrit (Lista poseduese),
- Kërkesa duhet të arhivohet nga Kryetari i Bashkësisë Lokale ( ose i deleguar nga ai ) duke përfshirë dokumentet e identifikimit të kërkuesit
Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga faktorët natyrorë,
Fermeri bënë kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton për dëmet që janë shkaktuar në fermë dhe në prodhimtari. Zyrtari i Drejtorisë e bënë inspektimin në terren dhe raporton mbi dëmet e shkaktuara. Nëse Drejtoria e nxjerrë vendimin për kompensimin e dëmit, palës i kërkohen dokumente shtesë. Bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në prodhimtarinë bujqësore, blegtorale, pyje dhe hidroekonomi nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, bora, erërat, etj.)
Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:
- Kërkesa e fermerit,
- Fletëposedimi i tokës dhe
- Dokumentet përcjellëse
Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe është pa pagesë
Regjistrimi elektronik i fermerëve (NIF)
Regjistrimi elektronik i fermerëve paraqet një sistem të vetëm elektronik që përdoret për të regjistruar identitetin e çdo fermeri I cili dorëzon një kërkesë për ndihmë bujqësore.Pas regjistrimit secili fermer merr një numër unik identifikues (NIF).
Dokumentet që nevojiten për këtë aplikim janë:
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Vërtetimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,
Këtë shërbim e kryen stafi i DBPZHR (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë.
Aplikimi për gjueti të përbashkëta nga Shoqatat e Gjuetarëve,
Pas shpalljes së ofertës publike për shfrytëzim të vend-gjuetie të përbashkëta, nga ana e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe me pëlqimin e Ministrisë, shoqatat e gjuetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës i dorëzojnë aplikimet. Pas shqyrtimit të dokumenteve zyrtari i përcjell ofertat e tenderimit në komision ku merret vendimi për shfrytëzim të vend-gjuetisë së përbashkët për 10 vite. Ku ju mundësohet shoqatave të gjuetareve të aplikojnë aktivitetin e tyre rekreativo-sportiv.
Dokumenti i cili nevojitet për këtë aplikim është:
- Certifikata e regjistrimit të Shoqatës,
Taksat për këtë procedurë janë si më poshtë:
- Deri 7 m3 çmimi është 1 m3/1.50 €
- Mbi 7 m3 çmimi është 1 m3/2.00 €
- Dru teknik 1 m3/2.50 €
- Ritransporti 1 m3/0.30 €
Kërkesat nga pronarët për prerje të pyjeve vetanake,
Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit, lënda përcillet në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Zyrtari e shqyrton kërkesën dhe ia përcjell Agjencionit Pyjorë të Kosovës – Zyrës Regjionale (APK-ZR). Zyra regjionale e bënë inspektimin e terrenit pyjorë si dhe e cakton masën drunore për prerje. Pas caktimit të masës drunore lëshohet leja për prerje të drurit, nga niveli regjional. Qytetarit i lejohet ose jo prerja e drurit të pronësisë së vet. Poashtu caktohet masa drunore që mund të prehet.
Dokumentet të cilat nevojiten për këtë aplikim janë:
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Fletëposedimi i tokës,
- Kopja e planit
Pëlqimin e lëshon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencioni Pyjor I Kosovës kurse lejen e lëshon përgjegjësi i sektorit të Pylltarisë Xhavit Hasani dhe është pa pagesë
Kërkesë për pyllëzim,
Pala paraqet kërkesën në zyrën e pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kërkesës i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar dhe i dërgohet Agjencionit Pyjor të Kosovës për shqyrtim. Përgjigja me shkrim nga Ministria i kthehet Sektorit të Pyjeve të nivelit Komunal e cila e njofton palën. Qytetarit i lejohet ose jo pyllëzimi i një sipërfaqeje të caktuar të tokës (minimum 10 ari).
Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Fletëposedimi i tokës,
- Kopja e planit
Këtë shërbim e kryen Agjencioni Pyjor i Kosovës dhe është pa pagesë
Kërkesë për shfrytëzimin e tokave pyjore
Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila përcillet në Drejtori të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dërgohet në Ministri të Bujqësisë-Agjencionit Pyjor të Kosovës. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës është në kompetencë të Ministrisë. Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e bënë monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve vetëm pasi të merret vendimi nga Ministria. Ofrohet mundësia e shfrytëzimit të tokave pyjore që janë në pronësi të shtetit.
Dokumentet të cilat nevojiten për aplikim janë:
- Fotokopja e letërnjoftimit,
- Fletëposedimi I tokës
- Kopja e planit,
- Certifikata e biznesit (nëse kërkesën e bën biznesi),
- Vërtetimi i tatimit në biznes
Këtë shërbim e kryen Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku edhe e përcakton çmimin e saj ky Agjencion.
Kërkesë për transport të masës drunore
Pala parashtron kërkesën te punëtori i terrenit (roje pylli) me leje të prerjes dhe flepagesën. Palës i lëshohet dokumenti i kërkuar (flet-përcjellësja) brenda ditës.Ku i mundësohet qytetarit të bëjë transportin e masës së prerë drunore në vendin e caktuar, varësisht nga destinimi i tij (për djeg’je, industrri, etj)
Këtë shërbim e kryen roja e pyllit dhe është pa pagesë.