Misioni i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore është të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore përmes zhvillimit të procedurave, programeve dhe shërbimeve që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të institucionit dhe punonjësve duke bërë balancimin e duhur të nevojave të punonjësve dhe nevojave të institucionit, si dhe ushtron funksionet e kompetencat në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në fushën e burimeve njerëzore.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore janë:
Ofron mbështetje për kryetarin e komunës në fushën e burimeve njerëzore, përgatit planin vjetor të personelit, në përputhje me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit si dhe ofron ndihmë për njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimeve, klasifikimin dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Identifikon dhe vlerëson, në koordinim me udhëheqësin e njësisë në mënyrë periodike, nevojat për trajnim të nëpunëseve të institucionit për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve për zhvillimit profesional si dhe mbështet procedurën për vlerësimin e performancës, rekomandon transferimin e zyrtarëve publik, si dhe menaxhon paraqitjen në punë të zyrtarit publik.
Menaxhon proceset e ndërlidhura me emërimin, përfundimin e marrëdhënies së punës, transferimit, suspendimit, pensionimit dhe çdo proces tjetër që ndërlidhet me punësimin e zyrtarëve publik.
Zhvillon procedurat e pranimit në shërbimin civil, në shërbimin publik (arsim, shëndetësi, kulturë, art, etj.) dhe kategorinë nëpunësve teknik/mbështetës deri në plotësimin e vendit të punës në bazë të legjislacionit në fuqi.
Mbështet dhe organizon punën e Komisionit Disiplinor për nëpunësit e shërbimit civil, Komisionit Disiplinor për nëpunësit e shërbimit publik dhe nëpunësit teknik/mbështetës si dhe Komisionit të Ankesave për nëpunësit e shërbimit publik dhe nëpunësit teknik/mbështetës.
Administron dosjet fizike personelit (dosje individuale) dhe dosjet elektronike të personelit përmes sistemit informativ për menaxhimin e burimeve njerëzore (SIMBNJ) si dhe administron SIMBNJ-në sipas privilegjeve normative të lejuara.
Çdo muaj përcjellë në Thesarin e Kosovës ndryshimet eventuale që lidhen me pagën dhe të drejtat në pagë për secilin të punësuar të Komunës së Gjakovës.
Përgatit raportin vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin përkatës për zyrtarët publik, legjislacionin e punës, legjislacionin për pagat në sektorin publik dhe legjislacionin tjetër në fuqi.