Gjakova është bërë bashkë në Marshin e Solidaritetit, të organizuar nga OJQ “Ia Vlen të Jetosh”, me mbështetjen e Komunës së Gjakovës, në shenjë përkrahjeje për personat e prekur nga kanceri i gjirit.
Përmes këtij aktiviteti u përcoll mesazhi i solidaritetit, mbështetjes dhe ndërgjegjësimit, duke theksuar rëndësinë që asnjë grua të mos ndihet e vetme në përballjen me këtë sëmundje.
Në marsh mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, i cili shprehu përkrahjen institucionale për të gjitha gratë që përballen me këtë sfidë, duke theksuar se solidariteti, kujdesi dhe mbështetja duhet të jenë të vazhdueshme.
Ndërsa Valbona Kastrati, udhëheqëse e OJQ-së “Ia Vlen të Jetosh”, e cila edhe vetë ka kaluar nëpër këtë përvojë, theksoi rëndësinë e dashurisë, mbështetjes familjare dhe pranisë së njerëzve të afërt gjatë përballjes me sëmundjen.
Ky aktivitet shërben si një thirrje për më shumë ndërgjegjësim, solidaritet dhe përkrahje për të gjithë personat që përballen me kancerin e gjirit.