Është mbajtur mbledhja e parë e jashtëzakonshme për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, me pikë të vetme të rendit të ditës betimin e dy anëtarëve të rinj, Krenare Bushaj Gjoklaj dhe Valon Kryeziu.
Kryesuesi i Kuvendit, Shefqet Shehu, sqaroi se anëtarët e rinj zënë vendet e lira pas dorëheqjes së Nita Efendia-Brovinës, e emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), dhe të Artan Berishës, i emëruar nënkryetar për Komunitete në Komunën e Gjakovës.
Me rastin e betimit, Krenare Bushaj Gjoklaj dhe Valon Kryeziu u zotuan se detyrën e anëtarit të Kuvendit Komunal do ta ushtrojnë me nder, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve të Komunës së Gjakovës.