Pas 26 vitesh punë dhe përkushtim në Komunën e Gjakovës, Pjetër Marku ka përmbyllur karrierën e tij profesionale, duke dalë në pension.
Gjatë karrierës së tij, ai ka ushtruar detyrën e inspektorit të trafikut, ndërsa vitet e fundit ka shërbyer si zyrtar i lartë për transport dhe trafik. Me profesionalizëm, përgjegjësi dhe korrektësi, ai ka dhënë kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe institucionit komunal.
Në ceremoninë e pensionimit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të Markut. Mirënjohje për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e tij shprehën edhe kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Komuna e Gjakovës e falënderon Pjetër Markun për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uron shëndet, mirëqenie dhe pensionim të mbarë, pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur.