Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit “Ditët e Shqiptarit”, në platonë e Parkut të Madh të qytetit u mbajt edicioni i tretë i turneut “3X3 Streetball Gjakova”, aktivitet i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës.
Turneun e hapi drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka-Pylla, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të ndjekin ndeshje atraktive të streetball-it, të shoqëruara me muzikë dhe atmosferë festive.
Në turne morën pjesë tetë ekipe, ndërsa fitues u shpall ekipi nga Mali i Zi, “Dangerous Meridian”, i cili në finale mposhti ekipin “Rexha ACL” nga Prishtina.

