Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe prioritetet e Komunës së Gjakovës, proceset politike në vend, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me partnerët gjermanë.
Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes për qytetarët e Gjakovës.
Në takim u theksua gjithashtu se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin dhe fuqizimin e institucioneve të vendit.

