Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Gjakova shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve me aktivitete solemne

Në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjakovë u organizuan dy aktivitete solemne, të cilat shprehën lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe SHBA-ve.

Në Parkun e Qytetit, pranë bustit të Skënderbeut, u vendos gurthemeli i Obeliskut kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si simbol i mirënjohjes për mbështetjen historike që SHBA-të i kanë dhënë popullit shqiptar dhe Kosovës.

Në ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili theksoi rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një nga shtyllat më të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe demokracisë.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u mbajt edhe ceremonia solemne e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, ku u theksua roli i Gjakovës në kultivimin e vlerave të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktivitetet u organizuan nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, në bashkëpunim me Rrjetin Intelektual Shqiptar.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike