Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kuvendi i Komunës së Gjakovës mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Shefqet Shehu, u mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës për vitin 2026.

Gjatë mbledhjes u miratua procesverbali i mbledhjes së mbajtur më 30 prill 2026, ndërsa në kuadër të pikës “Pyetje për ekzekutivin”, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje, komente dhe kritika lidhur me çështje të ndryshme, të cilave iu përgjigjën përfaqësuesit e ekzekutivit komunal.

Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, si dhe Dokumentin për Vlerësimin e Rrezikut në Komunën e Gjakovës.

Me unanimitet të plotë u miratua edhe formimi i Forumit për Transparencë Komunale në Komunën e Gjakovës.

Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtuan Raporti për Menaxhimin e Pronave Komunale, Informata e Përgjithshme nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe Informata për ndriçimin publik në Komunën e Gjakovës.

Pikat e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, duke dëshmuar vazhdimësinë e punës institucionale në funksion të zhvillimit të qytetit dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike