Në Gjakovë u mbajt debati publik me qytetarët, në të cilin morën pjesë Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale.
Gjatë takimit u prezantuan projektet e realizuara, ato që janë në proces të zbatimit, si dhe projektet e planifikuara për periudhën në vijim.
Qytetarët patën mundësinë të bashkëbisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e ekzekutivit komunal dhe të paraqesin kërkesat, propozimet dhe idetë e tyre për çështje me interes për komunën.
Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar për forcimin e komunikimit me qytetarët, promovimin e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe përfshirjen aktive të tyre në proceset e vendimmarrjes.


