Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të çlirimit të Gjakovës, në qytet u organizua një turne boksi me pjesëmarrjen e boksierëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Turneu mblodhi sportistë dhe adhurues të boksit, duke ofruar duele cilësore në një atmosferë sportive, vëllazërore dhe festive.
Ky aktivitet ishte pjesë e programit të organizuar për shënimin e 14 Qershorit, duke promovuar sportin, bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet sportistëve nga të dyja vendet.

