Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, Kori i Grave “Za Art” interpretoi një koncert artistik që solli emocione dhe atmosferë të veçantë për të pranishmit.
Përmes një repertori të përzgjedhur, kori dhuroi një mbrëmje të mbushur me muzikë, ngrohtësi dhe interpretim artistik, duke përmbyllur në mënyrë dinjitoze ditën e parë të aktiviteteve festive.
Ky koncert ishte pjesë e programit të organizuar për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, duke pasuruar festimet me vlera kulturore dhe artistike.

