Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Përkujtohet Beteja e Çabratit me rrëfime, nderime dhe program artistik në Gjakovë

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u organizua një aktivitet përkujtimor në nderim të “Betejës së Çabratit”, me pjesëmarrjen e ish-luftëtarëve të Brigadës “137 Gjakova” dhe të mbijetuarve të kësaj beteje historike.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime dhe kujtime nga ditët e luftës, sakrificën e bashkëluftëtarëve dhe copëza të historisë së themelimit dhe organizimit të Brigadës “137 Gjakova”, e cila mbetet një nga krenaritë e veçanta të Gjakovës dhe Kosovës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë. Ajo u shpreh se trimat e Gjakovës i dhanë historisë sonë emrin e guximit dhe të përkushtimit ndaj atdheut, duke shprehur nderim për të rënët dhe respekt për të mbijetuarit e asaj kohe.

Atmosferës së aktivitetit i shtoi emocion interpretimi i këngës “Yjet e Gjakovës” nga kori i fëmijëve “Lyra”, ndërsa programi u përmbyll me një performancë artistike të grupit të fëmijëve të Ansamblit të Valleve të Qytetit.

Ky aktivitet shërbeu si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, duke riafirmuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave historike tek brezat e rinj.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike