Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

“Vojçeku” në Vjenë – Arti dhe kultura e Gjakovës prezantohen para publikut ndërkombëtar

Shfaqja teatrore “Vojçeku”, e realizuar nga trupa e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” nën regjinë e Zana Hoxhës, u prezantua me sukses në Vjenë të Austrisë, ku u prit me duartrokitje dhe vlerësime nga publiku i këtij metropoli evropian.

Ky projekt u organizua nga Organizata KÂ në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Artpolis, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në diasporë. Realizimi i shfaqjes u mundësua falë mbështetjes së Komunës së Gjakovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, Arbeiterkammer Wien dhe Teatrit Akzent.

Me rastin e prezantimit të shfaqjes në Vjenë, një delegacion nga Komuna e Gjakovës, i përbërë nga shefi i kabinetit, Xhavit Alijaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, si dhe drejtoresha e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu”, Albulena Bokshi, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë nga Ambasadori Albinot Bimbashi.

Takimi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe promovimin e vlerave artistike të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për iniciativa dhe projekte të reja që do të kontribuojnë në prezantimin dhe afirmimin e kulturës kosovare në vende të ndryshme të Evropës.

Prezantimi i “Vojçekut” në Vjenë përbën një sukses të rëndësishëm për teatrin dhe skenën kulturore të Gjakovës, duke dëshmuar potencialin artistik dhe kreativ të institucioneve kulturore të qytetit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike