Me nderime të larta iu dha lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së dhe eprorit të TMK-së, Shkëlzen Gashi.
Një delegacion i Komunës së Gjakovës, i udhëhequr nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, bëri homazhe dhe shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit.
Shkëlzen Gashi shërbeu në radhët e Brigadës 137 të UÇK-së si mjek lufte, ndërsa pas luftës vazhdoi angazhimin e tij në strukturat e TMK-së, duke dhënë kontribut të çmuar në shërbim të vendit.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e tij njerëzore e atdhetare, ai la gjurmë të pashlyeshme te bashkëluftëtarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin.
Komuna e Gjakovës shpreh respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij ndër vite dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.