Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e parë vjetore e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje

Është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Gjakovës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe mekanizmave relevantë që veprojnë në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë takimit u bë prezantimi i anëtarëve të mekanizmit, ndërsa u diskutua për koordinimin e aktiviteteve, sfidat aktuale dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, falënderoi anëtarët e mekanizmit dhe institucionet që ata përfaqësojnë për angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në luftën kundër dhunës në familje dhe në ofrimin e mbështetjes për viktimat.

Ndërkaq, udhëheqësja e Zyrës për Barazi Gjinore, Trumza Lila Ukmata, theksoi se trajtimi i rasteve të dhunës në familje kërkon një qasje të koordinuar institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen, mbështetjen dhe fuqizimin e viktimave.

Në kuadër të mbledhjes u prezantuan edhe të dhëna statistikore dhe gjendja aktuale lidhur me rastet e dhunës në familje për vitin 2025, si dhe për periudhën janar–mars 2026, me qëllim të identifikimit të sfidave dhe planifikimit të veprimeve të mëtejshme në këtë fushë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike