Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka organizuar një punëtori njëditore me fokus rishikimin dhe hartimin e Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Gjakovës për periudhën 2026–2028.
Gjatë punëtorisë u diskutuan dhe u prezantuan propozime konkrete për përmirësimin e objektivave të planit, me theks të veçantë në fushën e arsimit. Po ashtu, pjesëmarrësit propozuan shtimin e një objektivi të ri që lidhet me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për personat e riatdhesuar, me synim avancimin e mbështetjes institucionale dhe lehtësimin e procesit të riintegrimit të tyre.
Ky dokument aktualisht ndodhet në fazën e Konsultimit Publik, proces i cili do të jetë i hapur deri më 14 prill 2026. Të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara ftohen të kontribuojnë me komente, sugjerime dhe rekomandime, në mënyrë që plani final të reflektojë nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Hartimi i këtij plani synon krijimin e politikave dhe masave të qëndrueshme që mbështesin riintegrimin e suksesshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale të Komunës së Gjakovës.