Me organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe me përkrahje të misionit të OSBE-së në Kosovë, në Gjakovë është mbajtur një trajnim informues për anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Trajnimi kishte për temë “Rolin e Anëtarit të Kuvendit Komunal”, me ç’rast u trajtuan çështje që lidhen me përgjegjësitë, kompetencat dhe obligimet e anëtarëve të kuvendit në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutua edhe mbi infrastrukturën ligjore ekzistuese që rregullon vetëqeverisjen lokale në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e legjislacionit përkatës dhe fuqizimin e rolit të kuvendeve komunale në proceset vendimmarrëse.
Ky trajnim synon ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe avancimin e njohurive të tyre për ushtrimin sa më efikas të mandatit në shërbim të qytetarëve.