Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjakovë takon përfaqësuesit e Handikos-it

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Shefqet Shehu, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës Handikos në Gjakova.

Gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve komunale dhe kësaj organizate që vepron në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara. Në fokus të bisedës ishte nisma për formimin e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, i cili pritet të shërbejë si mekanizëm për adresimin më të mirë të nevojave dhe sfidave të kësaj kategorie.

Po ashtu, palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit edhe në projekte konkrete të përbashkëta, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve dhe rritjen e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore.

Kryesuesi Shehu theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe të bashkëpunimit me organizatat që punojnë për të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara, duke i konsideruar ata një kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike