Në ditën e shënuar të Pavarësisë së Kosovës, veteranit të luftës së UÇK-së, Arben Rudi, iu dorëzuan çelësat e banesës së re, në praninë e nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Valon Myrta, si dhe bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë.
Blerja e banesës u bë e mundur falë kontributit të donatorëve dhe mbështetjes së Komunës së Gjakovës, në kuadër të një aksioni humanitar të organizuar nga shoqata bamirëse “Bereqeti”.
Ky moment i veçantë, i realizuar pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përfaqëson një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificat e veteranëve të luftës, si dhe një shembull të solidaritetit dhe përkrahjes së komunitetit ndaj atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.