Në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së sportistëve të vitit 2025, ku u nderuan me mirënjohje sportistët më të dalluar për vitin që e lamë pas.
Gjithashtu, për kontributin e dhënë në sport, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ndau mirënjohje post mortem për ish-sportistët, të cilët me punën dhe sukseset e tyre kanë nderuar gjithë qytetin.
Laureat i vitit 2025 u zgjodh atleti Tirron Mamusha nga Klubi i Atletikës “Vëllaznimi”.