Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, u mbajt një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Haki Dushit. Në ceremoninë e lamtumirës së fundit morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, përfaqësues të lartë të Komunës së Gjakovës si dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Shefqet Shehu, theksoi se Prof. Dr. Haki Dushi ishte një njeri dhe profesionist i jashtëzakonshëm, i cili la gjurmë të pashlyeshme për brezat e ardhshëm.
Prof. Dr. Haki Dushi përfundoi shkollimin e mesëm në Pejë, studimet universitare në Beograd dhe doktoraturën në Universitetin e Zagrebit. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai punoi në disa ndërmarrje, udhëhoqi BANKKOS – Degën në Gjakovë, shërbeu si Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe, pas pensionimit, për disa vite udhëhoqi Kolegjin “Globus”.
Kjo akademi përkujtimore shërben si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsimin dhe ekonominë e vendit.