Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjakovës organizoi ndarjen e dhuratave për fëmijët nën përkujdesjen e familjeve strehuese.
Në kuadër të këtij aktiviteti, tetë fëmijë u gëzuan me dhurata simbolike, duke ndjerë vëmendjen dhe kujdesin e komunitetit ndaj tyre.
Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përveç urimeve për festat e fundvitit për fëmijët dhe familjet strehuese, theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale për këto familje, duke nënvizuar rolin e tyre të veçantë dhe kontributin e pazëvendësueshëm në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve.