Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim organizoi tryezën “Të Drejtat e Njeriut dhe Komunitetet në Fokus”, me qëllim nxitjen e dialogut, shkëmbimin e përvojave dhe adresimin e sfidave që prekin komunitetet në nivel lokal. Në diskutime u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe akterëve lokalë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në panel morën pjesë, përveç udhëheqësit të ZKKK-së, përfaqësues nga Avokati i Popullit, z. Mark Kaqinari, si dhe nga Kuvendi i Komunës, z. Artan Berisha. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të KFOR-it Turk, organizata të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera relevante.
Takimi solli ide dhe rekomandime konkrete për forcimin e mekanizmave lokalë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjitha komunitetet.